Rohde e kryen mandatin si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Osmani: Suksese në angazhimet e ardhshme - Gazeta Express
string(98) "rohde-e-kryen-mandatin-si-ambasador-i-gjermanise-ne-kosove-osmani-suksese-ne-angazhimet-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 17:50

Rohde e kryen mandatin si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Osmani: Suksese në angazhimet e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 17:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë mandatit të tij, njoftoi Presidenca.

“Presidentja Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme. Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në njoftim.

Osmani, siç njoftohet, “shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik”.

“Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore. Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.