Një lojtar i Realit nuk është i kënaqur me rolin që i ka dhënë Xabi Alonso - Gazeta Express
string(74) "nje-lojtar-i-realit-nuk-eshte-i-kenaqur-me-rolin-qe-i-ka-dhene-xabi-alonso"

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 16:44

Një lojtar i Realit nuk është i kënaqur me rolin që i ka dhënë Xabi Alonso

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 16:44

Real Madridi ka bërë një nisje shumë pozitive të sezonit nën drejtimin e Xabi Alonsos, por jo të gjithë janë aq të kënaqur me trajnerin bask.

“Los Blancos” kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e tyre deri tani, duke e nisur kampanjën në mënyrë perfekte.

Megjithatë, një nga emrat më të përfolur gjatë verës ishte Rodrygo Goes, i cili mbeti në klub dhe kërkoi të ketë mundësinë të garojë për vendin e tij me Vinicius Junior.

Deri më tani, Rodrygo ka qenë titullar vetëm një herë këtë sezon, gjë që tregon se Vinicius duket të jetë duke fituar garën, edhe pse as ai nuk është plotësisht i lumtur me Alonson.

Sipas “El Chiringuito”, Vinicius nuk është i kënaqur me rolin e ri që i është dhënë. Alonso e ka nisur një herë nga stoli dhe e ka zëvendësuar tre herë të tjera.

Në ndeshjen ndaj Real Sociedad fundjavën e kaluar, ai ishte i dyti që u sakrifikua për t’i dhënë skuadrës më shumë ekuilibër mbrojtës.

Alonso e lavdëroi për përpjekjet në mbrojtje, edhe pse ai nuk kishte asnjë goditje drejt portës.

Gazetari Marcos Benito shpjegon se Vinicius e ka pranuar rolin e tij si “i dyti në radhë” pas Kylian Mbappes, por ndjen se përpjekjet e tij nuk janë shpërblyer nga Alonso.

Braziliani, i cili sezonin e kaluar ishte lojtari kryesor i padiskutueshëm, këtë herë nuk ndjehet i sigurt për vendin e tij në formacion dhe kjo e konsiderohet e padrejtë nga ai.

Nga ana tjetër, gjatë pauzës ndërkombëtare, Kylian Mbappe foli pozitivisht për ndikimin e Alonsos, njësoj si Aurélien Tchouaméni, që e ka vlerësuar trajnerin e ri.

Kjo nuk është surprizë, pasi të dy janë ndër lojtarët që kanë përfituar më shumë nga ardhja e Alonsos, duke shfaqur formën më të mirë të viteve të fundit./GazetaExpress/