Rifillon seanca, Rubin vazhdon dëshminë - Gazeta Express
string(38) "rifillon-seanca-rubin-vazhdon-deshmine"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 15:29

Rifillon seanca, Rubin vazhdon dëshminë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 15:29

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është kthyer në bankën e dëshmitarit për vazhdimin e dëshmisë së mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë.

Transmetimi publik i seancës në Hagë po bëhet me 45 minuta vonesë.

Më 15 shtator, Rubin tha se ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në – për vendimet ushtarake ai duhej të merrte udhëzime nga komandantët.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim – akuza që ata i kanë mohuar.