Gjykata e Posaçme e Apelit kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dako ka shlyer nje pjesë të dënimit prej 2 vitesh e 8 muaj në paraburgim, kjo e përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas dënimit Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli.
Tashmë pas vendimit të Gjykatës po përllogariten ditët që duhet të plotesojë dënimin.
Dënimi u la në fuqi edhe për Ardian Bulku, dhe Fiqiri Farruku të akuzuar për falsifikim.
Kujtojmë se Dako u arrestua në qershor të 2023 pasi sipas SPAK akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste.