Çanak: Serbia është shtet fashist - Gazeta Express
string(32) "canak-serbia-eshte-shtet-fashist"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 13:35

Çanak: Serbia është shtet fashist

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 13:35

Nenad Çanak, nga Lidhja Social demokrate e Vojvodinës, në një intervistë ka thënë se pushteti i Vuçiqit në Serbi është fashist dhe për të shpërbërë këtë duhet punë e thellë që në themel në sqarimin e asaj se çfarë është Serbia, se, sipas tij, pa diagnozë nuk ka terapi.

Çanak tha në kët intervistë se Serbia është  shtet fashist, ku institucionet shtetërore i kanë marrë kriminelët “dhe derisa kjo nuk thuhet qartë, si unë tani, nuk do të ketë zgjidhje fare”.

Ai më tej vuri në dukje se pushtetarët serbë kanë hedhur ‘lotsjellës CN’ mbi djalin e tij, Milanin, i cili ishte në protesta ditëve të fundit, që, sipas tij, ai gaz lotsjellës është helm luftarak.

“Çfarë lloj shteti është ky kur paguan nga Bosnja e Hercegovina njerëz problematikë që të më rrahi e torturojnë familjen time. Prej nga kjo e drejtë e tyre”, u shpreh Çanak. /RTK