Balla: 11 komisione parlamentare, Komisionin e Integrimit po e ngremë në një nivel më të lartë - Gazeta Express
string(92) "balla-11-komisione-parlamentare-komisionin-e-integrimit-po-e-ngreme-ne-nje-nivel-me-te-larte"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 14:06

Balla: 11 komisione parlamentare, Komisionin e Integrimit po e ngremë në një nivel më të lartë

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 14:06

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se, PD ka qenë dakord më parë me ndryshimet e komisioneve në Kuvend.

Në prezantimin e riformatimit të komisioneve të përhershme parlamentare, Balla u shpreh se, “ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë fare mirë sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu që, të them të drejtën, ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, hapini procesverbalet e Konferencës së Kryetarëve, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje, asokohe ishte z. Rushaj kryetar i grupit parlamentar, dhe folëm për domosdoshmërinë e një qasje të re të Kuvendit, e një ndryshimi që Kuvendi duhet të ketë në formësimin e komisioneve, në ndarjen e detyrave, në nevojën për t’i kthyer komisionet në salla pune”, tha Balla.

“Ju thoni kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese”, tha Balla, duke shtuar se, “dëgjova një deputet këtu që ka firmosur procesverbalin në 2017-ën, kur në 14 shtator 2017 aty ulej kryetari i atëhershëm, ose drejtori i atëhershëm i PD, me kërkesë të grupit parlamentar të PD-së, brenda të njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20. Brenda të njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Mandateve dhe të Rregullores, e shqyrtuam, e votuam ndryshimin e nenit 20. Tani kur po ndryshojmë nenin 19 dhe ne kemi ardhur jo të plagosur, por të lodhur fare nga 11 maji, tani kjo është antikushtetuese, kjo është në shkelje të Rregullores”.

“Jo, kolegë deputetë, as Kryetari i Kuvendit, as unë si kryetar i grupit dhe as kjo mazhorancë nuk do të bëjë asnjë hap, asnjëherë nëse ka bindjen që këtu ka shkelje. Këtu s’ka asnjë shkelje, këtu ka një praktikë të konsoliduar parlamentare”, u shpreh Balla.

Por, mbi të gjitha, shtoi Balla, “ne jemi në një fazë të Kuvendit që parashikohet në kapitujt 3 dhe 4 të Rregullores së Kuvendit që jemi në fazën e konstituimit. Ne nuk e kemi mbyllur ende konstituimin e organeve të Kuvendit. Na duhet domosdoshmërisht që sot të përmbyllim kryesitë e komisioneve, që nesër shkojmë te Konferenca e Kryetarëve, dhe më pas të kemi përfunduar gjatë javës tjetër edhe plotësimin e gjithë institucioneve të rëndësishme të këtij Kuvendi”.

Balla theksoi se, Shqipëria në Bashkimin Evropian ka nevojë për një Kuvend që e përqas agjendën e vetë të punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Prandaj, shtoi Balla, “na duhet që sot të votojmë të gjithë ato komisione të cilat kemi sjellë si propozim. Kuvendi i Shqipërisë ta organizojë punën e vetë në 11 komisione”.

Balla renditi gjithashtu 11 komisionet: Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat; Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike; Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen; Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet; Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale; Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm; Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik; Komisioni për Bujqësinë Ushqimin dhe Zhvillimin Rural; Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën; Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme; Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.