Është zhvilluar këtë të martë seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë.
Në seancë, opozita ka vijuar me kritikat e saj ndaj mazhorancës. Pas debateve dhe diskutimeve mes palëve, ka nisur dhe votimi për rendin e ditës: ndryshimet në Komisione dhe drejtuesit e tyre.
Ndërkaq, opozita ka zgjedhur që të braktisë seancën dhe është larguar nga Kuvendi pasi ka nisur votimi.
VOTIMI:PRO: 79 VOTAKUNDËR: 0ABSTENIM: 0