Zhegrova ftohet nga Juve për ndeshjen e sontme me Dortmundin - Gazeta Express
string(60) "zhegrova-ftohet-nga-juve-per-ndeshjen-e-sontme-me-dortmundin"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:57

Zhegrova ftohet nga Juve për ndeshjen e sontme me Dortmundin

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 13:57

Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë tek Juventusi.

Trajneri Igor Tudor e ka përfshirë yllin kosovar në listën e të ftuarve për ndeshjen e sontme kundër Borussia Dortmundit në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ftesë nuk pritej pasi ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ishte duke ushtruar për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës në Serie A.

26 vjeçari do të përfundojë së paku në bankinë, ndërsa pritej rikthimi i tij në kampionat në fundjavë ndaj Veronës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit do të luhet sonte në Torino duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express