Luis Enrique: Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(53) "luis-enrique-duam-ta-fitojme-prape-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 14:59

Luis Enrique: Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

16/09/2025 14:59

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique ka folur për sfidat e reja që e presin ekipin e tij pas një sezoni për mbamendje.

Parisienët e fituan trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të tyre, ndërsa nesër mbrëma do ta nisin edicionin e ri të kësaj gare në duel me Atalantën, shkruan “Gazeta Express”.

E duket se trajneri spanjoll nuk është ngopur me triumfin e edicionit të fundit pasi e ka shprehur hapur kandidaturën dhe synimin për ta fituar prapë trofeun më të çmueshëm të futbollit evropian.

“Natyrisht se po, Championsi është objektiv yni. E kemi bërë historinë në sezonin e kaluar por një klub si ky, me kësi lloj tifozësh, me kësi lojtarësh, objektiv është të fitojmë ende. Duam të provojmë (për ta fituar Championsin)”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës në një intervistë për “Sky Sport”. /Gazeta Express