Rubin: Thaçit i besuam, i thashë 'Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë' - Gazeta Express
string(119) "rubin-thacit-i-besuam-i-thashe-hashim-ne-luftuam-per-ty-do-te-dilnim-shume-keq-nese-ua-beni-serbeve-ate-qe-ua-kane-bere"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 14:01

Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 14:01

Ish ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se i kishin besuar atij shumë.

“I kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, sepse ai tregoi që fjalët që thoshte i përkthente në veprime”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të njërit prej gjykatësve.

Rubin u pyet nëse kishte folur me Thaçin gjatë dhe në fund të luftës për akuzat ndaj tij për krime lufte.

“A i keni diskutuar këto akuza me zotin Thaçi, qoftë në Rambuje apo në Paris më vonë?”, ishte pyetja e gjykatësit.

“Për t’u përgjigjur më saktësisht, as në Rambuje, as në Paris, por më vonë”, tha Rubin.

Diplomati amerikan me përvojë tha se i ishte dhënë më pas mundësia që t’i diskutonte akuzat me Thaçin “më gjerësisht”.

“Më dërguan në Kosovë për të të rajtuar një kërcënim urgjent në Luginë të Preshevës”, tregoi Rubin, duke folur për vitin 1999.

Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Medeleine Albright kishte kërkuar nga udhëheqësit e UÇK-së tolerancë dhe moshakmarrje, tregoi ai.

Rubin citoi pjesë nga biseda e tij e atëhershme me Thaçin.

“Kur kam shkuar vetë, pastaj…. Në fund të pranverës apo në vjeshtë të ’99-tës ia kam përmendur këto saktësisht. I kam thënë ‘Hashim, ne kemi shkuar në betejë për ty, kemi luftuar për ty, kemi vënë besueshmërinë tonë në rrezik për këtë gjë dhe ne do të dilnim shumë shumë keq nëse ju ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë serbët’. Dhe i thashë këto gjëra edhe publikisht, edhe në ambientet private. Dhe pranova se ne nuk do të ishim më në gjendje ta ndihmonim, ta mbështesnim në kauzën e tij nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Ai më siguroi se do të bënte gjithçka që ishte në mundësitë e tij – deklarata publike, përpjekje për t’u takuar, etj. – që kjo të mos ndodhte”, tha ai.