Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në afërsi të kryqëzimit të Vajkanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një grua pasi është dërguar në spital.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy të tjerë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.