PS e PD përplasen në Parlament, debate për kërkesën e shumicës për ndryshimin e rregullores - Gazeta Express
string(90) "ps-e-pd-perplasen-ne-parlament-debate-per-kerkesen-e-shumices-per-ndryshimin-e-rregullores"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 13:16

PS e PD përplasen në Parlament, debate për kërkesën e shumicës për ndryshimin e rregullores

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 13:16

Legjislatura e 11-të nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të kërkesës së PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Socialistët argumentuan se Parlamenti ka nevojë për 11 komisione të përhershme për t’u përshtatur me nevojat e procesit të integrimit. Por opozita akuzoi mazhorancën se po i realizon ndryshimet pa respektuar procedurën.

“Ky nuk është një propozim i ri, për herë të parë është depozituar i plotë në formë e përmbajte dhe ka të bëjë me një transformim të domosdoshëm të transformimit të Kuvendit. Nuk mundet  të vazhdonim këtë vit me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar sillte një emërtesë që vinte që nga Kuvendi i 1988”, tha Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

“Shqetësimi më i madh që ka ky Kuvend është fakti që ky krah i sallës plenare janë kthyer në noterë të qeverisë. Shqetësimi më i madh që ka Kuvendi është se me votat e maxhorancës votohen ligje që grabisin paratë publike, ligje të sponsorizuara nga oligarkët. A keni propozuar ndryshim për të frenuar këtë metodë. Ky është shqetësimi që ka kuvendi, vjedhja”, tha Gazment Bardhi, drejtues i Grupit Parlamentar të PD-së.

Por pavarësisht kundërshtimit të opozitës, Partia Socialiste futi në rend dite ndryshimin e rregullores dhe Këshilli për Mandatet po shqyrton draftin. Pasi rregullorja të kalojë në këshill, do të rimblidhet seanca në 12:30 për të miratuar rregulloren e re. Ndërkaq, Parlamenti miratoi dy zëvendëskryetarët e Kuvendit, Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe sekretariatet.