Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, kërkohet burgim i përjetshëm për autorin - Gazeta Express
string(90) "vrau-personin-qe-15-vite-me-pare-i-plagosi-vajzen-kerkohet-burgim-i-perjetshem-per-autorin"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 12:55

Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, kërkohet burgim i përjetshëm për autorin

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 12:55

Prokuroria e Dibrës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të një personi që në vitin 2024 vrau Petrit Puplën. Ky i fundit i kishte plagosur vajzën autorit disa vite më parë.

“Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste”, tha prokuroria.

Sipas organit të akuzës, autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka konsumuar tërësisht veprën penale të vrasjes me paramendim.

“Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit”, njoftoi prokuroria.