OVL takon ambasadoren kroate – Ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK’së - Gazeta Express
string(110) "ovl-takon-ambasadoren-kroate-ia-adresojne-shqetesimet-lidhur-me-specialen-dhe-trajtimin-e-ish-krereve-te-uckse"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:48

OVL takon ambasadoren kroate – Ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-krerëve të UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:48

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në komunikatën e OVL’së thuhet se në takim kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Komunikata:

Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić.

Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri.”