Besnik Osmani: Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal, komuna do të mbetet dora e djathtë e tyre - Gazeta Express
string(105) "besnik-osmani-bizneset-jane-shtylla-e-zhvillimit-ekonomik-lokal-komuna-do-te-mbetet-dora-e-djathte-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:26

Besnik Osmani: Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal, komuna do të mbetet dora e djathtë e tyre

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:26

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në disa nga bizneset që operojnë në komunë.

Ai tha se këto takime ishin mundësi e mirë për të parë nga afër punën e tyre, për të dëgjuar sfidat dhe për të diskutuar mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik lokal, ndaj komuna jonë ka qenë dhe do të mbetet dora e djathtë e tyre – duke ofruar përkrahje, duke lehtësuar procedurat dhe duke krijuar kushte që nxisin investime të reja.

Përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të ngushtë, synojmë të ndërtojmë një mjedis ku secili biznes të ketë hapësirën e duhur për të rritur aktivitetin dhe për të kontribuar në punësim dhe mirëqenie për qytetarët tanë,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se vizitat e tilla do të vazhdojnë, duke shtuar se vizioni i tij është një Fushë Kosovë “PËRTEJ”.