Rama uron Fatos Nanon: Jetë të gjatë 100 vjet! - Gazeta Express
string(44) "rama-uron-fatos-nanon-jete-te-gjate-100-vjet"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 12:10

Rama uron Fatos Nanon: Jetë të gjatë 100 vjet!

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 12:10

Kryeministri Edi Rama e ka uruar publikisht liderin historik socialist Fatos Nano për ditëlindjen e tij të 73-të.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se sot, teksa Shqipëria po hap katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ai vetë po udhëton për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruksel, i erdhi natyrshëm t’i shprehë urimet e tij Nano-s.

“Si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu Partinë Socialiste në një forcë me sy e me zemër nga Europa. Pa Fatos Nanon në krye të saj, rruga jonë mund të kishte qenë shumë më e gjatë”, shkruan Rama.

“Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”, përfundon Rama.