Deputetja socialiste Klodiana Spahiu dhe demokrati Agron Gjekmarkaj, janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.
Gjatë seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi vendimin.
Niko Peleshi: nënkryetarë të Kuvendit zgjidhen deputetja Klodiana Spahiu e propozuar nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe Agron Gjekmarkaj nga Grupi Parlamentar t PD-së. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.