Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë në Koplik të Sipërm.
Flakët kanë përshirë katin e parë të shtëpisë së Sejdin Çokajt.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit që kanë lokalizuar dhe neutralizuar flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre dhe djegien e shtëpisë.
Nga flakët kanë pësuar djegie dy kryefamiljarët, Sulltane dhe Sjedin Çokaj, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.