Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, viktimë është Paulin Harusha, i cili u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare.
Harusha u gjet i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët.
Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia i kërkon qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë me autoritetet.