Osmani pas takimit me kryediplomaten finlandeze: Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe mbështetjen e Finlandës - Gazeta Express
string(117) "osmani-pas-takimit-me-kryediplomaten-finlandeze-diskutuam-per-zhvillimet-e-fundit-ne-vend-dhe-mbeshtetjen-e-finlandes"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 11:00

Osmani pas takimit me kryediplomaten finlandeze: Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe mbështetjen e Finlandës

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 11:00

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht kryesuese aktuale e OSBE-së.

Osmani tha se ka falënderuar atë për mbështetjen e vendit të saj karshi Kosovës dhe tha se me të ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale”.

Valtonen po qëndron në Kosovë pas vizitoi edhe Serbinë.