Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë - Gazeta Express
string(72) "rubin-organet-e-okb-se-shpesh-nuk-e-pershkruanin-mire-situaten-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:42

Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:42

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në Gjykatën Speciale nëse ishte në dijeni për një raport të vitit 1998 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport”, është shprehur Rubin.

“Sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, ka thënë ai.

“Pra, kam qenë në dijeni të raportimit prej OKB-së, por jo domosdoshmërisht ka qenë i besueshëm raporti”, ka shtuar Rubin.

Ai ka thënë se raportet e Kryqit të Kuq i konsideronte më të besueshme.