Rubin: Nuk kam marrë pjesë çdo herë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së - Gazeta Express
string(69) "rubin-nuk-kam-marre-pjese-cdo-here-ne-takimet-e-udheheqesve-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:16

Rubin: Nuk kam marrë pjesë çdo herë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 10:16

Po vazhdon edhe sot dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin në Gjykatën Speciale.

Në fillim të dëshmisë së tij, Rubin ka treguar se nuk ka marrë pjesë çdo herë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së, megjithatë tha se mund të ketë qenë pranë siç tha ai, sallës ku mbaheshin mbledhjet.

“Përgjithësisht kam pasur njohur për diskutimet lidhur me UÇK-në. Takime të gjata ka pasur, marrëveshje në mes të udhëheqësve të UÇK-s. Nuk jam i sigur nëse kam qenë në atë zonë, por nuk flisja shqip. Ata mund të kenë biseduar gjëra që nuk i kam kuptuar, por nuk më kanë ndaluar të isha në atë dhomë ku mbaheshin mbledhjet apo takime”.

“Ishte një sallë e madhe në ndërtesë dhe gjërat kanë ndodhur në forma të ndryshme, kam qenë në afërsi të dhomës ndërkohë që janë diskutuar gjëra”, tha ai.