Shqipëria sot ka bërë edhe një hap para drejt anëtarësimit në BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Bruksel ka hapur edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.
Në këtë ceremoni, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë me dije se gjatë këtij vitit do të hapen edhe 5 kapitujt te mbetur.
“Dhe, sigurisht, do ta bëjmë brenda këtij viti, sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat, që do të thotë, të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027 dhe, pastaj, sigurisht, t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht – sepse kjo lidhet me drejtimin – dhe i ekipit, që po ecën mirë; jo vetëm ju, por i gjithë ekipi. Urime, edhe njëherë. Është vërtet privilegj për mua të punoj me ju”, ka thënë ajo.
Kurse, kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria do ët vazhdoj angazhimin maksimal për të përmbushur objektivat.
“Nderi është i gjithi i yni. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri, që na rri gjithmonë “mbi kokë”, për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga ç’duhet”, ka thënë Rama.