Mesut Ozil e kishte përjetuar rëndë largimin nga Real Madridi në vitin 2013.
Ylli i dikurshëm i futbollit evropian i kishte dhënë fund eksperiencës trevjeçare në “Santiago Bernabeu” për shkak se përfaqësuesit e tij i kishin prishur punët me presidentin Florentino Perez për shkak se ish-përfaqësuesi gjerman nuk po luante rregullisht në fillim të sezonit 2013/14.
Dhe, ai u largua në drejtim të Arsenalit, ku e pati po ashtu një eksperiencë pozitive në aspektin individual, shkruan “Gazeta Express”.
E futbollisti me prejardhje turke ka folur për emocionet që i ndjeu kur u largua nga klubi madrilen.
Madje, sapo aeroplani ishte përshëndetur me tokën, atë e kishin tradhtuar lotët…
“Isha shumë keq kur u largova nga Madridi. E kujtoj momentin kur shkova në aeroport… huh. E kisha një periudhë të artë trevjeçare në Real Madrid dhe në këtë qytet.”
“Isha me të vërtetë i lumtur. Por, gjërat ndodhin. Fatkeqësisht, në fillim të sezonit nuk kisha shumë minuta për të luajtur dhe kishte një konflikt mes zotëri Florentino Perez dhe babait e menaxherit tim. Ne duhet ta kërkonim një klub tjetër.”
“Ishte e vështirë për mua. Në momentin që aeroplani u ngrit lart, lotët nisën të dilnin nga sytë e mi. Ky ishte momenti që e kuptova se kishte marrë fund.” /Gazeta Express