Osmani pret në takim kryediplomaten finlandeze që e kryeson edhe OSBE-në - Gazeta Express
string(72) "osmani-pret-ne-takim-kryediplomaten-finlandeze-qe-e-kryeson-edhe-osbe-ne"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 9:54

Osmani pret në takim kryediplomaten finlandeze që e kryeson edhe OSBE-në

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 9:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.

Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes pa praninë e mediave.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryesuesja e OSBE-së, Valtonen, pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në orën 11:45, Valtonen do të mbajë një konferencë për media./EO/