Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar fshatin Henc, ku është pritur nga familja e Rasim Salihut.
Ai tha se gjatë bisedës me banorë është fokusuar në projektet konkrete që do të realizohen bashkë me qytetarët, përfshirë ndërtimin e rrugës që lidh M9 me fshatin dhe zgjidhjen e plotë të problemit të Zanogës.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë nga familja e Rasim Salihut në fshatin Henc. Biseduam për punët e mira që do t’i bëjmë së bashku me qytetarët – nga rruga që lidh M9 me fshatin, deri te zgjidhja e plotë e problemit të Zanogës. Turizmi lokal në ligatinën e Hencit ka potencial të madh dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga komuna. Një pritje e sinqertë e plot ngrohtësi në fshatin e mësuesve dhe fermerëve të palodhur ndër dekada!”, u shpreh Osmani.