Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë - Gazeta Express
string(76) "vetedorezohet-i-dyshuari-tjeter-per-tentim-vrasjen-ne-nadakovc-te-vushtrrise"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 9:13

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 9:13

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë, i cili dyshohet për rastin me të shtëna me armë zjarri në Nadakovc të Vushtrrisë.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është vetdorëzuar në polici.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti kishte ndodhur ditën e dielë, ku dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar.

Policia përmes raportit 24-orësh, e kishte cilësuar veprën penale si “Vrasje në tentativë”.