Ky raportohet se është i burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës - Gazeta Express
string(69) "ky-raportohet-se-eshte-i-burgosuri-qe-vdiq-mbreme-ne-spitalin-e-pejes"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 8:12

Ky raportohet se është i burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 8:12

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve mbrëmë ka njoftuar se ka vdekur i burgosuri me inicialet T.Zh. i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima është Tasim Zhuniqi.

Sipas njoftimit, i njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.