Sot, në fshatin Bukosh, për vizitë shkoi kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar dhe kandidatja për asambliste Melihate Basholli-Latifi.
Vizita u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore, derisa dyshja u prit nga shumë banorë të këtij fshati.
“Banorët e këtij fshati u shprehën të kënaqur me punët e kryera për katër vjet qeverisje dhe janë të gatshëm që projektet t’i vazhdojmë me ta pas 12 tetorit”, shkroi Idrizi në llogarinë e tij në Facebook.