Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën - Gazeta Express
string(99) "kur-hashim-thaci-ishte-kthyer-ne-rambuje-vite-me-vone-fotografi-astrit-ibrahimi-shkruan-per-viziten"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:25

Kur Hashim Thaçi ishte kthyer në Rambuje vite më vonë, fotografi Astrit Ibrahimi shkruan për vizitën

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:25

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.

Astrit Ibrahimi, që ka qenë i pranishëm gjatë një vizite më vonë në Kështjellën e Rambouillet, rrëfen se gjatë disa orëve të kaluara atje dëgjoi nga vetë Thaçi për sfidat politike dhe personale që lidhen me atë periudhë historike ku mbahej Rambujeja

Ibrahimi kishte qenë fotograf i Thaçit gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.

“Sot James Rubin, mik i Kosovës dhe Presidentit Thaçi na rikujtoj vitet e Rambouillet, kur Thaçi punonte ngushtë që të bëhej Kosova shtet. E une e kujtova një vizitë që kam pasur vite më vonë bash në Kështjellën e Rambouillet, kur historia shkruhej. Kaluam pak orë bashkë në atë kështjellë dhe dëgjoja nga ai vetë për dramën politike por edhe personale për të cilën sot deshmoi Rubini. E historia dhe liria ka emër: Hashim Thaçi me shokët në Hagë”, ka shkruar Ibrahimi. /Gazeta Express