“Guxo ka dështuar të ofrojë diçka të re, është mundu të përfitojë mbi idenë që jemi rugovistët e vërtetë”, Kica - Xhelili i përgjigjet Donika Gërvallës - Gazeta Express
string(145) "guxo-ka-deshtuar-te-ofroje-dicka-te-re-eshte-mundu-te-perfitoje-mbi-idene-qe-jemi-rugovistet-e-vertete-kica-xhelili-i-pergjigjet-donika-gervalles"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:22

“Guxo ka dështuar të ofrojë diçka të re, është mundu të përfitojë mbi idenë që jemi rugovistët e vërtetë”, Kica – Xhelili i përgjigjet Donika Gërvallës

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:22

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila para disa javësh në Pressing në T7 tha se Kica-Xhelili ka thënë tekstualisht se në Guxo janë “vetëm Rugova, Rugova… Ajo ka të drejtë se në partinë e Lumir Abdixhikut nuk ka LDK, nuk ka nga ato parimet tradicionale që votuesi i LDK-së i do”, është shprehur Gërvalla.

Por, Kica-Xhelili thotë se Guxo ka dështuar të ofrojë diçka të re tek elektorati dhe është munduar të përfitojë mbi idenë e Rugovizmit.

“Më besoni, po të thoja tekstualisht do ta kishit gjithkund…Kur ndaja shqetësimet e mia për Listën Guxo, ndër të tjera thoja që Guxo ka dështuar të ofrojë diçka të re tek elektorati i saj në përputhje me atë që ka premtu. Gjithmonë është mundu me përfitu mbi idenë që ne jemi Rugovistët e vërtetë dhe gjithmonë kur kemi dalë prej takimeve pyetja jeme ka qenë LDK-ja është aty. Mua më ka pengu ideja që ti me marrë primatin mbi Rugovizmin e vërtetë. Rugovizmi është besim, është problematike me ndërlidhë me një parti të sapo krijuar. Këtë e kam sqaru tek Adriatiku (Klan Kosova), pse çka ka ndodhë që e ka dëgjuar gabim nuk e di”, tha Doarsa Kica-Xhelili, transmeton Gazeta Express.