“Ia dha peshqeshin ma të mirin Listës Serbe – Viktimizimin - Nuk e kanë idenë e mbajtjes së shtetit, rrezikimit, për veprime elektorale, Doarsa Kica për VV'në - Gazeta Express
string(149) "ia-dha-peshqeshin-ma-te-mirin-listes-serbe-viktimizimin-nuk-e-kane-idene-e-mbajtjes-se-shtetit-rrezikimit-per-veprime-elektorale-doarsa-kica-per-vvne"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:01

“Ia dha peshqeshin ma të mirin Listës Serbe – Viktimizimin – Nuk e kanë idenë e mbajtjes së shtetit, rrezikimit, për veprime elektorale, Doarsa Kica për VV’në

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 21:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë në “Pressing”  të T7 se Lëvizja Vetëvendosja ia dha Listës Serbe atë që e donte; kartën e viktimizimit.

Ajo ka thënë se Kosova përmes zbatimit të Kushtetutës zbatonte garancitë e dhëna.

E tash, thotë Kica-Xhelili për qëllime elektorale, LVV “realizonte fitore të përkohshme me pasoja afatgjate”.

Ajo thotë se këtë po e bën për qëllime elektorale.

“Çfarë ndodhi para këtyre zgjedhjeve dhe Listës Serbe është se nuk do ta them qëllimshëm apo jo, e kam edhe një konkluzë për këtë; ia dha peshqeshin më të mirë Listës Serbe, viktimizimin – atë që vazhdimisht jemi treguar që mos t’ia japim, duke treguar që garancitë që iu kemi dhënë në 1999  e 2008 i mbajmë. Ato garanca kanë qenë respektimi i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU