Aksident tragjik në Podujevë, humb jetën një person dhe lëndohen katër tjerë - Gazeta Express
string(75) "aksident-tragjik-ne-podujeve-humb-jeten-nje-person-dhe-lendohen-kater-tjere"

Gazeta Express

15/09/2025 20:53

Aksident tragjik në Podujevë, humb jetën një person dhe lëndohen katër tjerë

Gazeta Express

15/09/2025 20:53

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se sot rreth orës 17:30 kanë pranuar informatën se në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, tha Ahmeti.

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë”, konfirmoi ajo.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.