Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini synon edhe një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e AAK-së.
Ai ka vazhduar takimet me qytetarët ku thotë se çdo takim është frymëzim i ri për të bërë edhe më shumë për Gjakovën
“Përmbyllëm angazhimet e ditës në Dushkajë, në fshatrat Rakovinë e Shqiponjë, ku paraqitëm planin tonë zhvillimor për këto dy fshatra, si dhe vizionin tonë për Gjakovën 2026–2030. Çdo takim është frymëzim i ri për të bërë edhe më shumë për Gjakovën”, ka thënë Gjini. /Gazeta Express