Në stil të Guardiolës, kështu iu flet me plot motiv e pasion Sylvinho yjeve të Kombëtares në zhveshtore - Gazeta Express
string(102) "ne-stil-te-guardioles-keshtu-iu-flet-me-plot-motiv-e-pasion-sylvinho-yjeve-te-kombetares-ne-zhveshtore"

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 20:22

Në stil të Guardiolës, kështu iu flet me plot motiv e pasion Sylvinho yjeve të Kombëtares në zhveshtore

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 20:22

Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në kualifikimet e Botërorit 2026, kur e mposhti Letoninë në “Air Albania” gjatë këtij muaji.

Në ndeshjen e luajtur më 9 shtator, kombëtarja shqiptare arriti që të fitojë 1-0 me një gol të pjesës së parë, i shënuar nga Kristjan Asllani nga penalltia.

Pas ndeshjes, selektori i kombëtares pati disa fjalë për lojtarët e tij.

Ai iu foli atyre në “stilin e Guardiolës”, me plot motiv e pasion, e duke i lavdëruar e falënderuar gjatë tërë kohës.

Në theks të veçantë ai i përmendi dyshen kosovare Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha, por edhe Marash Kumbullën.

Shqipëria muajin e ardhshëm luan ndeshjen më të rëndësishme të grupit, ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc.

Deri më tani, Shqipëria ka tetë pikë nga pesë ndeshje kualifikuese./GazetaExpress/