Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Reiffenstuel, i bën thirrje Kosovës për përmbajtje nga ‘shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia’.
Sipas tij, veprimet e tilla ndikojnë negativisht për qytetarët e Kosovës dhe shkojnë kundër detyrimeve ndaj BE-së.
“Duke i bërë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka bërë koment Reiffenstuel në rrjetin “X”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...