Vardy bënë me dije se idhulli i tij në fëmijëri ishte Alessandro Del Piero - Gazeta Express
string(74) "vardy-bene-me-dije-se-idhulli-i-tij-ne-femijeri-ishte-alessandro-del-piero"

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 18:31

Vardy bënë me dije se idhulli i tij në fëmijëri ishte Alessandro Del Piero

Sport

Gazeta Express

15/09/2025 18:31

Jamie Vardy ka treguar se idhulli i tij më i madh në fëmijëri ishte legjenda e Italisë dhe Juventusit, Alessandro Del Piero, ndërsa ka folur për fillimin e aventurës së tij me Cremonese përpara debutimit të mundshëm në Serie A, të hënën në mbrëmje.

Sulmuesi 38-vjeçar, i cili u largua nga Leicester City pas 12 vitesh dhe iu bashkua Cremoneses këtë verë si lojtar i lirë, mund të bëjë debutimin e tij në elitën italiane në ndeshjen kundër Hellas Veronës në orën 17:30 (BST).

Në një intervistë për DAZN, që do të transmetojë drejtpërdrejt takimin në Mbretërinë e Bashkuar, Vardy foli për përshtatjen e tij në Itali, bashkëpunimin me trajnerin Davide Nicola, sfidat që e presin në Serie A dhe ndikimin që ka pasur te ai Del Piero.

Vardy tha se ai dhe Nicola janë një kombinim perfekt:
“Pasioni që ai ka për klubin dhe për futbollin në përgjithësi, mënyra se si dëshiron progres dhe kërkon një ekip luftëtarësh – kjo ishte fiks ajo që më përfaqëson edhe mua.”

Ish-sulmuesi i Anglisë pranoi se mund t’i duhet të përshtasë lojën e tij:
“Çdo javë nuk ka rëndësi kush është kundërshtari, por çfarë bëjmë ne si ekip, dhe pikërisht tek kjo do të përqendrohemi. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, të gjithë duan tri pikë. Mund të kem nevojë të adaptohem pak, por kjo është diçka që mezi e pres.”

I pyetur për frymëzimin e tij më të madh, Vardy u shpreh:
“Kur isha i vogël, ishte Del Piero. E shihja duke luajtur – ishte i pabesueshëm. Të shihje atë duke shënuar pothuajse çdo javë ishte një motivim i madh për mua. Tani që jam këtu, të përpiqem të bëj të njëjtën gjë është shumë emocionuese.”

Vardy gjithashtu zbuloi se për momentin po jeton i vetëm në Itali, pasi familja e tij ende nuk është transferuar:
“Ende nuk janë këtu – duhet kaluar procedura për vizat e gjëra të tjera – por ata mezi presin të vijnë.”

Mesazhi i tij i fundit për tifozët e Cremoneses para debutimit të mundshëm ishte i qartë:
“Jam këtu për të luftuar, për të shënuar dhe për të ndihmuar këtë klub të lërë gjurmë. Forza Cremonese.”/GazetaExpress/