Frika e FC Heidenheim është konfirmuar: mbrojtësi i majtë kosovar, Leart Paqarada do të mungojë për disa muaj për shkak të një dëmtimi serioz në gju.
30-vjeçari dardan këputi ligamentin e kryqëzuar (ACL) në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së së shtunës, humbjes 2-0 në shtëpi kundër Borussia Dortmund, njoftoi klubi pas një rezonance magnetike.
Paqarada do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët e ardhshme.
Paqarada debutoi në mënyrë zyrtare për FCH, pas transferimit nga Kolni, pikërisht kundër Borussia Dortmund, por u detyrua të zëvendësohej pas vetëm disa minutash.
Trajneri i Heidenheim, Frank Schmidt, tha se dëmtimi i ka goditur të gjithë rëndë, sidomos vetë lojtarin.
“Dëmtimi i Pacas na prek të gjithëve rëndë – para së gjithash, sigurisht, atë personalisht. I urojmë një rikuperim të suksesshëm dhe do ta mbështesim sa më mirë që mundemi,” shpjegoi trajneri i FCH, Frank Schmidt, pas diagnozës. “Për ne, mbetet e rëndësishme të shikojmë përpara. Në muajt e ardhshëm duhet të qëndrojmë edhe më afër së bashku si skuadër, të marrim përgjegjësi dhe të kompensojmë së bashku mungesën e Leart Paqaradës”, tha Schmidt.
Klubi nga Ostalb mbetet ende pa pikë pas tre javëve të para të Bundesligës dhe të shtunën e ardhshme do të përballet me të sapongjiturin Hamburger SV./GazetaExpress/