Bali Muharremaj fton qytetarët në “Festarin 2025”: Suhareka bëhet zemra e festës nga 15 deri më 20 Shtator - Gazeta Express
string(103) "bali-muharremaj-fton-qytetaret-ne-festarin-2025-suhareka-behet-zemra-e-festes-nga-15-deri-me-20-shtator"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:08

Bali Muharremaj fton qytetarët në “Festarin 2025”: Suhareka bëhet zemra e festës nga 15 deri më 20 Shtator

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:08

Suhareka do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, i cili këtë vit do të mbahet nga data 15 deri më 20 Shtator 2025.

Përmes një njoftimi publik, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti gjithëpërfshirës, ku pritet të marrin pjesë artistë, sportistë, shkrimtarë dhe figura të tjera nga fusha të ndryshme të jetës publike.

“Nga 15 – 20 Shtator, Suhareka bëhet zemra e festës që na identifikon të gjithëve. Artistë, sportistë, shkrimtarë e shumë të tjerë do ta pasurojnë këtë edicion të 24-të, duke sjellë gjallëri, kulturë dhe atmosferë unike për qytetin tonë,” thuhet në mesazhin e kryetarit Muharremaj.