Në orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme që lidhen me vdekjen e Eric Abidal.
Sipas disa lajmeve të shpërndara posaçërisht në “X”, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Kombëtares franceze ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij shkaku i komplikimet që lidhen me transplantin e dytë të mëlçisë dhe si pasojë e betejës së tij të gjatë me kancerin, përcjell “Gazeta Express”.
Lajmi, megjithatë është zbuluar të ishte tërësisht “fake” dhe pa asnjë fakte e burim, ndërsa është përgënjeshtruar nga vetë Abidal.
Përmes një storje të publikuar në llogarinë e tij në Intagram, ish-mbrojtësi i Monacos dhe i Lyonit ka dashur t’i sigurojë krejt fansat e tij dhe ata që e njohin:
“Disa zëra nuk do të duhej të ekzistonin kurrë. Jam këtu, me familjen time dhe gjithçka shkon mirë. Respekti është kryesori: është aty familja dhe fëmijët e mi. Për të qenë të qartë, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të mira. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet e brengosjes. Të koncentrohemi tek ato që vërtetë çojnë peshë dhe që ia vlejnë”, shkroi Abidal.
Fjalët e tij i dhanë fund një spekulimi që ishte përhapur në shpejtësi tek tifozët e futbollit.
Francezi është përballur me momente të vështira në të kaluarën në lidhje me sëmundjet e rënda, duke u bërë simbol i qëndrueshmërisë dhe i guximit.
Ai ka kërkuar që të shmangen dhe të mos përhapen lajmet e rreme dhe të pakonfirmuara. /Gazeta Express