Rubin i prerë: Përvoja ime 25-vjeçare më ka mësuar që këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso–serbe - Gazeta Express
string(111) "rubin-i-prere-pervoja-ime-25-vjecare-me-ka-mesuar-qe-keto-fare-akuzash-te-llojllojshme-jane-kampanje-ruso-serbe"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:00

Rubin i prerë: Përvoja ime 25-vjeçare më ka mësuar që këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso–serbe

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:00

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit i ShBA-së, pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit për kampanjat dezinformuese të Sllobodan Millosheviqit dhe se ai konsideron ato si të marra “nga libri i lojës” së Federatës Ruse, tha se përvoja e tij mbi 25 vjeçare e ka mësuar që po.

Avokatja: Millosheviqi a e adoptoi librin e lojës së Rusisë për dezinformim?

Rubin: Për dy vite e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj lloj inteligjence per metodat dezinformimi rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjer më 2010 arrita në konkluzion se krjet akuzat për këso kriminalitete dhe vrasje dhe gjithëfarëshme e akuzash janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vite, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo.