Avokati i Veselit pyeti Rubinin nëse kishte marrë informacione nga Shaun Byrnes, i cili drejtonte Misionin Vëzhgues Diplomatik të SHBA-së në Kosovë, gjatë luftës.
Rubin u përgjigj se po, duke e cilësuar Byrnesin si një burim të besueshëm që jepte të dhëna të sakta, sidomos mbi lëvizjet e forcave serbe.
Kur u pyet nëse merrte informacione nga UÇK-ja, Rubin tha “mbase jo”, duke shtuar se fokusi kryesor ishte te veprimet e ushtrisë serbe.
Ai theksoi se informacionet për UÇK-në vinin kryesisht nga inteligjenca dhe kanalet diplomatike që kishin kontakte me shqiptarët e Kosovës.
“Lufta po zhvillohej. UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet. UÇK-ja u përgjigj dhe Serbia u kundërpërgjigj”, tha Rubin.