”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në - Gazeta Express
string(94) "pavaresine-do-ta-keni-por-fillimisht-shpetojeni-popullin-rubin-tregon-per-negociatat-me-uck-ne"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:33

”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:33

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë se si ai dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright negocionin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, për ta bindur Hashim Thaçin që ta nënshkruante marrëveshjen.

Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së dhe se detyrohej të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.

Ai tha se Thaçi ishte pragmatik, por brenda të tijëve kishte më ekstremistë.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin. 

Ai përmendi se shumica vendosi ta përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit.