Luka Modric ishte hero i Milanit mbrëmë duke e shënuar golin e fitores minimale ndaj Bolognas me rezultat 1:0, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.
Veterani i mesfushës e shënoi një gol të bukur për t’ia siguruar tri pikë ekipit Kuqezi, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Tottenhamit dhe i Real Madridit foli pas ndeshjes duke e shprehur gëzimin për fitoren, ndërsa insiston se ekipi mund të përmirësohet.
“Festë e bukur sepse kemi fituar. Tash do të koncentrohemi tek ndeshjet e ardhshme”, deklaroi fillimisht 40 vjeçari për “DAZN”.
“Ishte një asistim i bukur i Saelemaekers, por të gjithë bënë lojë të mirë. Do të përmirësohemi dhe do ta njohim njëri-tjetrin më mirë”, përfundoi përfaqësuesi kroat. /Gazeta Express