Zgjedhjet lokale në landin NRW: Berlini reagon i përmbajtur - Gazeta Express
string(58) "zgjedhjet-lokale-ne-landin-nrw-berlini-reagon-i-permbajtur"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:07

Zgjedhjet lokale në landin NRW: Berlini reagon i përmbajtur

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:07

Pas zgjedhjeve në landin më të populluar gjerman, atmosfera në Berlin është e përmbajtur. CDU ruan kryesimin. Të Gjelbrit dhe SPD pësuan humbje. AfD feston shtimin e votave.

Fituese e zgjedhjeve lokale në landin NRW  (Renani Veriore-Vestfali-Nordrhein Westlafen) është CDU. Votat në këto zgjedhje u panë edhe si test i parë politik për qeverinë e koalicionit konservator-socialdemokrat nën kancelarin Friedrich Merz (CDU), pas zgjedhjeve të parakohshme federale në shkurt. Kreu i grupit parlamentar të CDU, Jens Spahn  u shpreh i kënaqur me fitoren.”Rezultati i fortë në NRW është shpërblimi për punën e mirë të bërë në nivel lokal. Por gjithashtu i jep një shtysë koalicionit në Berlin.”

Por rritje e elektoratit të AfD-së edhe në perëndim ka rritur shqetësimin mes partive të tjera. “Ky rezultat duhet të na bëjë të mendojmë pak dhe nuk mund të na lërë të flemë të qetë”, tha kryeministri i landit, Hendrik Wüst (CDU). As partinë time, e cila i fitoi këto zgjedhje kaq qartë.”

SPD:  “Duhet të pyesim veten, si të dalim nga kjo gjendje”

Pas zgjedhjeve lokale Të Gjelbrit dhe SPD-ja janë thellësisht të zhgënjyer. “Është e vërtetë që nuk ishim në gjendje ta ndalonim trendin në rënie”, tha kryetarja e SPD-së, Bärbel Bas, në radion WDR. “Rezultatet, sigurisht, nuk më bëjnë të lumtur”. Megjithatë, rezultatet nuk janë aq katastrofike, siç kishte parashikuar më parë partia e saj, por “duhet të pyesim veten, si të dalim nga kjo gjendje”. Ajo u shpreh, se rezultati i mirë i AfD-së duhet të jetë shqetësim për të gjitha partitë demokratike. Detyra e SPD-së është të “kthehet në politikën që ka të bëjë me punëtorët”, tha Bas. Edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil,  i tha agjencisë së lajmeve DPA, se situata ekonomike ishte çështja më emergjente për votuesit. “Ne nuk do të dorëzohemi kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike dhe sigurimin e vendeve të punës.”

Të Gjelbrit: Politikat ekologjike e kanë të vështirë

Rënien më të ndjeshme e pësuan në zgjedhjet e landit Të Gjelbrit.  Bashkëkryetari i kësaj partie, Felix Banaszak pranoi humbjen e rëndë të partisë së tij – dhe u shreh, se shpreson që të Gjelbrit të mund të fitojnë pikë në disa qytete në zgjedhjet për kryetar bashkie. Politikani nga ky land e sheh performancën e dobët të Të Gjelbërve si rezultat të një ndryshimi themelor politik. “Politikat ekologjike dhe progresive po kalojnë një kohë të vështirë tani”, tha Banaszak për WDR.

AfD feston, E Majta entuziaste

Entuziazëm pati tek AfD. Bashkëkryetari i partisë, Tino Chrupalla, e quajti performancën e partisë së tij një sukses të madh. “Parashikimet fillestare parashikojnë që AfD-ja e trefishoi pjesën e saj të votave në zgjedhjet lokale në Nord Rhein Westfalen”, shkroi ai në Platformën X. “Ne jemi një parti popullore dhe të gjithë mbajmë një përgjegjësi të madhe për Gjermaninë”. Sipas parashikimeve, AfD doli e treta pas CDU-së dhe SPD-së me më shumë se 15 përqind.

Edhe Partia E Majta reagoi me entuziazëm ndaj performancës së saj. Kryetari i partisë, Jan van Aken, e quajti atë një “rezultat të shkëlqyer për të Majtën”. “Ne jo vetëm që e arritëm qëllimin tonë, por edhe e tejkaluam atë”, tha ai. E Majta i dëgjoi njerëzit dhe trajtoi çështjet e tyre në fushatën zgjedhore. “Tani po hyjmë në këshillat e rretheve në të gjitha nivelet – kjo është një fitore shprese mbi pafuqinë në jetën e përditshme të njerëzve dhe fillimi i shumë më tepër gjërave.” /DW