James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale si i ftuar i mbrojtjes për të dëshmuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, Rubin u pyet se si erdhi ta njohë Hashim Thaçin në rend të parë dhe si është zhvilluar marrëdhënie mes tyre.
Rubin tha se nuk kishin njohuri për UÇK-në, por se në Rambuje atij iu kërkua nga vetë Madeleine Albright që ai të bëhej i afërm me Hashim Thaçin: ta njihte nga afër.
Misetiq: Si keni ndërvepruar me Thaçin gjatë Rambjes?
Rubin: “Më kujtohet takimi i parë, i regjistruar ky në kabllogram. Më kujtohet që ai më njohu menjëherë, sepse unë isha zëdhënës i DASh, dhe dilja në televizor.
Dhe zonja Albright e vërejti që ai më njohu, ajo ishte e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha bisedo dhe njihu me të.
Sepse unë s’e njihja, e ne donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqës i delegacionit, që ne donim të ishin në marrëveshje të paqes.
Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra. Për ato 2 javë qëndrova me të, hamë bashkë, e pinim ndonjë cigare, ecnim bashkë, dhe unë përpiqesha ta njihja.
Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekejt e saj më mirë se dikush tjetër, dhe jao donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik.
Dhe për këtë kalova aq shumë kohë me të.