Rubin: Thaçi në Rambuje tha se nëse s’e përdor fjalën 'pavarësi', do të konsiderojnë që kam hequr dorë - Gazeta Express
string(98) "rubin-per-rambuje-thaci-tha-se-nese-se-perdor-fjalen-pavaresi-do-te-konsiderojne-qe-kam-hequr-dore"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:13

Rubin: Thaçi në Rambuje tha se nëse s’e përdor fjalën ‘pavarësi’, do të konsiderojnë që kam hequr dorë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 11:13

James Rubin po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale, duke folur për konferencën e Rambujesë.

Ai tha se në atë kohë nuk mund të bënin deklarata për pavarësinë e Kosovës.

“Ideja ishte qe nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi i diplomacisë, pikërisht për këtë po diskutohej në Rambuje… Ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku, jo vetëm SHBA… Albright donte sa më shumë unanimitet mes fuqive e mëdha edhe ndihmën e Rusisë. Rusia ishte në favor të dëshirës serbe për të mos pasur deklarata të pavarësisë të përkthyera në një dokument. Ne nuk kishim ende një qëndrim të qartë sa i përket pavarësisë, na duhej një kompromis, një veprim diplomatik, një përpjekje që të kalonim në fazën e radhës ku të kishim gjithë botën në anën tonë që t’ia mbushnim mendjen serbëve të pajtoheshin me marrëveshjen e paqes”, tha ai.

“Ai na tha  se nuk mund të na thoshte ne ‘po’ pa pasur një deklaratë specifike për pavarësinë, sepse ai duhej të diskutonte me komandantët e UCK. Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalistë, i donin të gjitha”, tha ai.

“Ne përpiqeshim të gjenim një mes të artë”, shtoi ai.

Rubin më pas tha se Thaçi iu tha që nëse nuk e përdor fjalën pavarësi do ta konsiderojnë si njeri që ka hequr dorë nga pavarësia.

“Ai na tha po nuk përdora fjalën pavarësi, atëherë mua do të më konsiderojnë si njeri që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit. Ishte një moment shumë i vështirë”, tha Rubin. /GazetaExpress/