Prishtina me Uranin” - titulli kryesor i numri të ri të gazetës javore - Gazeta Express
string(67) "prishtina-me-uranin-titulli-kryesor-i-numri-te-ri-te-gazetes-javore"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:39

Prishtina me Uranin” – titulli kryesor i numri të ri të gazetës javore

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:39

Numri më i ri i gazetës javore Koha për Prishtinën është shpërndarë sot nëpër lagjet e kryeqytetit. Këtë herë, gazeta mban titullin “Prishtina me Uranin” dhe vjen si një numër festiv pas tubimit hapës të fushatës, që mblodhi një numër të madh qytetarësh nga të gjitha lagjet e Prishtinës.

Në këtë edicion, rubrika “Zërat e lagjes” sjell opinione nga pesë qytetarë të lagjeve Tophane, Kodra e Trimave, Bregu i Diellit, Qendra dhe Hajvalia, të cilët kanë ndarë shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për ndryshimet që presin nën qeverisjen e Uran Ismailit.

Editoriali i javës përmban fjalimin e plotë të kandidatit, të mbajtur në hapjen e fushatës në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa lexuesit do të gjejnë edhe rubrikat tashmë tradicionale të gazetës: In Memoriam, fjalëkryqin dhe karikaturën.

Gazeta është shpërndarë nga Ismaili, kandidatët për Asamble dhe vullnetarët e tij në disa lagje të Prishtinës, ndërkohë që mund të lexohet edhe online në kohaperprishtinen.com.