Marrin flakë gjatë natës disa banesa në Shkodër, dy prej tyre shkrumbohen - Gazeta Express
string(72) "marrin-flake-gjate-nates-disa-banesa-ne-shkoder-dy-prej-tyre-shkrumbohen"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 9:30

Marrin flakë gjatë natës disa banesa në Shkodër, dy prej tyre shkrumbohen

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 9:30

Disa banesa u përfshië nga flakët një natë më parë në lagjen Dudas të Shkodrës.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera.

Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar“, thuhet në njoftimin e policisë.