Rama për radion britanike: Deklarata e Farage për të burgosurit shqiptarë është marrëzi, janë populizma që u përdorën për BREXIT - Gazeta Express
string(126) "rama-per-radion-britanike-deklarata-e-farage-per-te-burgosurit-shqiptare-eshte-marrezi-jane-populizma-qe-u-perdoren-per-brexit"

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 9:00

Rama për radion britanike: Deklarata e Farage për të burgosurit shqiptarë është marrëzi, janë populizma që u përdorën për BREXIT

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2025 9:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të Nigel Farage, lider i partisë Reform UK, pas intervistës së tij për radion britanike Times Radio, ku ai tha se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”. Rama e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë dhe theksoi se ajo është një përpjekje për të krijuar një perceptim të gabuar për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë për radion britanike Times Radio, Rama shprehu shqetësimin për përdorimin e këtyre lloj deklaratave, duke i quajtur ato “pjesë të një mozaiku më të gjerë të propagandës dhe argumenteve të pabaza”, të cilat, sipas tij, janë përdorur për të mbështetur agjendën politike të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit).

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se nuk ka një numër të lartë të shqiptarëve të dënuar në Britani, duke theksuar se ata nuk veçohen nga të burgosurit e shtetasve të vendeve të tjera.

“Nuk ka një numër të lartë të shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar që të veçohen nga totali i të burgosurve apo nga shtetasit e vendeve të tjera. Këto janë pjesë të një mozaiku më të gjerë gënjeshtrash dhe argumentesh mashtruese që iu servirën qytetarëve britanikë për t’i bindur të dalin nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Rama.

Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e punës së emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar për disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si ndërtimi dhe transporti. Ai shtoi: “Ku do t’i gjeni njerëzit për të ndërtuar shtëpitë tuaja, për t’ju shërbyer kafen, për të drejtuar taksitë dhe kamionët tuaj?”